Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

By: DW.COM | Deutsche Welle
  • Summary

  • Paula dhe Filipi mbledhin materiale për raste misterioze. Ndiqi redaktorët e Radio D në gjithë Gjermaninë dhe mësoni në këtë mënyrë gjermanishten! Ky kurs stërvit në mënyrë të veçantë të kuptuarit në dëgjim.
    2024 DW.COM, Deutsche Welle
    Show more Show less
activate_Holiday_promo_in_buybox_DT_T2
Episodes
  • Leksioni 26 – Ndarja me Ayhanin
    Apr 9 2009
    Një lajm i trishtuar: Ayhani po ndahet, për t'u shpërngulur në Turqi. Megjithëse kolegët kanë përgatitur një suprizë, festa e lamtumirës nuk sjell do të atmosferë të gëzueshme.Kur vjen në zyrë në mëngjes, Paula i gjen të gjithë duke u përgatitur për festë. Por shkaku i festës asaj nuk i pëlqen fare: Ayhani largohet nga redaksia e Radio D dhe kthehet në Turqi, për t'i ndihmuar të atit. Si shenjë lamtumire për Ayanin kanë përgatitur një fjalim dhe një dhuratë, për ta kujtuar për shoqen Eulalia. Për nder të festës së lamtumirës, profesori sot po e kursen porcionin e gramatikës. Por gjithsesi ai arrin të përmbledhë në pak fjalë kuptimin e emrave të përbërë.
    Show more Show less
    15 mins
  • Leksioni 25 – Përshëndetja e anijeve
    Apr 9 2009
    Redaktorët tanë përpiqen të zbulojnë kuptimin e konceptit "i manipuluar". Për këtë ata vizitojnë një port të pazakontë, në të cilin çdo anije përshëndetet në një mënyrë të veçantë.Në Portin Willkomm-Höft, të gjitha anijet i përshëndesin me himnin e vendit, nën flamurin e të cilit ato udhëtojnë. Në një pjesë për radio, Paula dhe Filipi zbulojnë prejardhjen e këtij zakoni. I lidhur me këtë është edhe një shpjegim i mundshëm i kuptimit të fjalës "i manipuluar". Ndërkohë, Ayhani e shtyn kohën në zyrë duke lexuar një libër për kukuvajkat. Meqenëse Eulalia nuk lexon dot vetë, asaj I lexon Ayhani. Edhe në këtë ngjarje kemi të bëjmë me parashtesa foljesh dhe me ndryshimin e kuptimit të foljeve prej parashtesave.
    Show more Show less
    15 mins
  • Leksioni 24 – Gazeta e Hamburgut
    Apr 9 2009
    Redaktorët e gazetës i sjell në gjurmën e duhur kukuvajka Eulalia. Ata zbulojnë se në këtë ngjarje kanë dorë kolegët e tyre të gazetës së Hamburgut. Një vërejtje e Filipit e zemëron Paulën.Paula, Filipi dhe Eulalia zbulojnë se gazeta e Hamburgut e ka inskenuar historinë me të peshkaqenin e supozuar jo larg bregut të detit për të rritur tirazhin. Më vonë, midis Filipit dhe Paulës nis një grindje, për përdorimin e një fjale të caktuar. Filipi shpreson se ftesa që i bën Paulës në Portin Willkomm-Höft do ta zbusë atë. Po t'i kishte zgjedhur më me kujdes Filipi fjalët që tha, Paula nuk do të qe zemëruar me të. Për nuanca bëhet fjalë nganjëherë edhe në rastin e parashtesave të foljeve. Disa parashtesa specifikojnë kuptimin e foljes. Edhe ndarja e parashtesës nga folja në paskajore (infinitiv) është element me rëndësi.
    Show more Show less
    15 mins

What listeners say about Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Average customer ratings

Reviews - Please select the tabs below to change the source of reviews.